Sporti

Celje e Avdylit dhe Tushës nuk e siguron Ligën e Kampionëve, vazhdon në Europa League

08/26/2026 23:33
nga:Mergim Rreci

Celje është eliminuar nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, pasi u mposht 1-2 nga Slovan Bratislava në ndeshjen e kthimit.

Pas kësaj disfate, skuadra sllovene siguroi kalimin tutje, ndërsa Celje i jep fund ëndrrës për Ligën e Kampionëve.

Kësisoji, dy futbollistët kosovarë, Milot Avdyli dhe Veton Tusha, garën do ta vazhdojnë në një kompeticion tjetër evropian.

Celje tani do të të vazhdojë rrugëtimin në Europa League.

/GazetaBlic Sport/