Showtime

Celine Dion anulon sërish turin botëror, shkak sëmundja e saj e rrallë

05/27/2023 09:22
nga:Y I

Këngëtarja e njohur Celine Dion anulon sërish turin e saj botëror i cili ishte parashikuar të niste këtë vit dhe do të përfundonte në 2024.

Ishte vetë artistja e cili e bëri publik vendimin duke u shprehur se nuk mund të vijonte shfaqjet sepse ishte diagnostikuar me një sëmundje të rrallë të njohur si çrregullim neurologjik.

Në një postim në rrjetin social Twitter 55-vjeçarja shkroi se i vinte keq që po zhgënjente sërish fansat.

“Edhe pse më thyhet zemra, gjëja më e mirë që duhet të bëj është të anuloj turin derisa të jem në gjendje të rikthehem në skenë,” tha këngëtarja duke shtuar se nuk do të hiqte dorë.

Të gjitha turet evropiane në Londër, Paris, Berlin, Amsterdam, Stokholm dhe Zyrih janë anuluar.

Bëhet fjalë për turneun e parë global të koncerteve të Celine Dion në një dekadë dhe i pari pa bashkëshortin e saj- i cili vdiq nga kanceri në 2016. Celine Dion është e njohur për zërin e saj unik dhe për hitet My Heart will Go On, Why You Loved Me, All By Myself dhe It’s All Coming To Me Now.