Lajme

Celibashi: 7 vjet burg për ata që cënojnë votat e kandidatëve, kemi pamjet filmike

04/29/2021 07:49
nga:M K

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë për pasojë, sanksion penal, me dënim shtatë vjet burgim.

Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve sjell në vëmendje se KQZ disponon pamje filmike të vlerësimit të çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

“Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë. KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”, deklaroi Celibashi.

Reagimi i komisionerit vjen në një kohë kur palë të ndryshme në qendra të numrit kanë bërë akuza për ndërhyrje të qëllimshme në fletëvotime për t’i kthyer ato në të pavlefshme.

Më parë gjatë ditës së sotme Celibashi tha se ky proces ka ecur sipas rregullave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, ndërkohë që shtoi se janë raportuar edhe disa problematika. Por ai garantoi kandidatët për deputetë se nuk do të lejohet asnjë lloj transformimi i votës nga një kandidat tek tjetri.