Lajme

Çeku s’kursehet as për vete, as për familjarët e deputetëve të VV’së: Ndanë qindra mijëra euro për mbështetjen e organizatave të tyre

06/26/2024 18:47
nga:G C

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku nuk u kursye aspak, kur erdhë në pyetje organizata “EC MA NDRYSHE”, raporton GazetaBlic.

Si themelues dhe njëri prej ish-drejtuesve të organizatës përkatëse, Çeku e ka “shpërblyer” këtë OJQ me plotë 257 mijë euro.

Sipas këtij dokumenti të siguruar, “EC MA NDRYSHE” vetëm këtë vit do te fitojë 82 mijë euro, pastaj pasohet me çmime edhe më të larta, por se Çeku ka lidhje me këtë organizatë, shihet qartë përmes fotografisë së më poshtme:

Çeku me sa duket ka menduar edhe për të ardhmen e afërt, duke marrë parasysh që zgjedhjet janë afër dhe nuk dihet do të jetë apo jo më ministër.

Por, asgjë s’mbaron me kaq.

Çeku është kujdesur që edhe motra e deputetit Artan Abrashi të ketë disa përfitime, që s’janë hiç të vogla.

Sipas këtij dokumenti që tashmë po qarkullon në rrjet, Çeku, ia ka siguruar hiç më pak se 255 mijë euro për tri vitet e ardhshme motrës së Artan Abrashit, që është pjesë udhëheqëse e Autostrada Biennale, një organizatë joqeveritare.

Një vizitë te “Autostrada Biennale” e kishte bërë edhe vetë kryeministri Kurti, 11 muaj më parë.

Ishte ish-aktivisti i VV’së, Blend Zymi i cili bëri një reagim publik, ku partinë e Albin Kurtit e ministrat e tij i quajti: “Hajna Tipik – Hajna Klasik”

Në lidhje me këtë çështje, GazetaBlic ka tentuar të marrë përgjigje nga Ministria e Kulturës, por të njëjtët ende nuk kanë folur lidhur me këtë dokument e këto shifra./GazetaBlic/