Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit Xhevat Qorraj, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se na trishtoi vdekja e një prej aktorëve më të mirë të teatrit dhe kinematografisë shqiptare dhe se është një humbje e madhe për artin dhe kulturën.
Postimi i plotë:
Lamtumirë artist i madh!
Lajmi për vdekjen e Xhevat Qorrajt, një prej aktorëve më të spikatur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, na trishtoi të gjithëve. Një humbje e madhe për artin e kulturën, por me një galeri të pasur rolesh, Qorraj do të mbahet mend gjatë dhe do të vazhdojë të ndriçojë rrugën e artit për shumë breza.
Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të gjithë komunitetin artistik.


