Lajme

Çeku për një koalicion AAK-LVV- S’e shoh të mundshëm, Kurti s’ka gadishmëri që të ndajë pushtetin me dikë!

12/26/2025 15:48
nga:Y I

Ish-komandanti i UÇK-së, ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon për deputet nën siglën e AAK-së me numrin 10.

Çeku në një intervistë të gjatë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, FSK-së, dhe së fundmi rikthimin në politikë.

I pyetur për një koalicion të mundshëm AAK-LVV pas zgjedhjeve, Çeku, tha se nuk e sheh të mundshëm sepse Kurti sipas tij nuk ka vullnet dhe se nuk ka gadishmëri të ndajë pushtetin me dikë.

“Në politikë gjithçka mund të ndodhë por nuk e shoh si të mundshme si koalicion sepse e pati rastin Kurti të bëjë koalicione por ai nuk ka vullnet, ai don të qeverisë vetë, e ka një stil të qeverisjes autoritar..kështu që nuk pres fare gadishmëri nga ai që të ndajë pushtetin me dikë. Ai pushtetin e Kosovën e sheh vetëm të vetën, jo të përbashkët me të tjerët” tha Çeku në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/