Kombëtarja e Çekisë ka bërë befasinë në kampionatin evropian, Euro2020.
Çekia ka mposhtur Holandën me rezultatin 0:2 në Budapest, në ndeshjen e fazës së eliminimit direkt, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, e në të dytën kemi parë pothuajse gjithçka.
De Ligt u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54’të pas prekjes me dorë si lojtar i fundit, kurse më pas filloi dominimi nga çekët.
Holes shënoi fillimisht me kokë pas 68 minutave lojë – kurse në minutën e 80’të, Schick tronditi Holandën me golin e dytë.
Holanda eliminohet nga Euro2020, kurse Çekia tani shkon në çerekfinale dhe përballen me Danimarkën.
/GazetaBlic Sport


