Çekia i ka bërë thirrje Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërkaq serbëve të Kosovës u ka bërë thirrje që të kthehen në institucione të Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Çekisë përmes një postimi në Twitter ka thënë se Çekia është e shqetësuar me situatën dhe u ka bërë thirrje palëve për përmbajtje.
“Presidenca Çeke i bën thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione të Kosovës. I bëjmë thirrje dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në dhunë e konfrontim. Duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë.
#CZPRES calls on Serbia and Kosovo Serb representatives to return to the Kosovo institutions. We call on both sides to refrain from any action that would lead to violence and confrontation. The Association of Serb Majority Municipalities must be established. ⬇️
— Czech MFA (@CzechMFA) November 6, 2022


