Presidentja, Vjosa Osmani pas takimit me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák ka thënë se ky i fundit ka konfirmuar përkrahjen e vendit të tij për Kosovën.
Osmani ka thënë se përkrahja për liberalizimin e vizave, për anëtarësim në BE, NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare, dëshmojnë se Çekia është aleate e palëkundur e Kosovës.
“Çekia gjithnjë do të jetë përkrah Kosovës”, rikonfirmoi ministri çek për Çështjet Evropiane, Martin Dvořák, mik i kahershëm i vendit tonë. Përkrahja për liberalizimin e vizave, për anëtarësim në BE, NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare, dëshmojnë se Çekia është aleate e palëkundur e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Postimi i plotë: