Sporti

Çekia e dytë në grup pas Shqipërisë, jep dorëheqje trajneri Jaroslav Silhavy

11/21/2023 08:56
nga:Mergim Rreci

Pas ndeshjes që siguroi kualifikimin në Euro 2024, Jaroslav Silhavy dha dorëheqjen si trajner i Republikës Çeke.

Çekët mposhten Moldavinë në shtëpi, kur u duhej vetëm një barazim dhe u kualifikuan në vendin e dytë në grupin E, me Shqipërinë të parën, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri shpjegoi se vendimi ishte marrë tashmë para ndeshjes, pavarësisht rezultatit: “Edhe pse jemi të lumtur tani, e kishim vendosur që para ndeshjes që nuk do të vazhdonim më. Për këtë e njoftova presidentin Petr Fouska. Presioni tashmë ishte mjaft i madh, ndonjëherë as që e kuptoja. Kjo gjithashtu kontribuoi në vendimin tonë.”

“Nuk ka të bëjë vetëm me mua, por kam gjithë ekipin tim të stafit që më mbështet. Jam i bindur që bëmë një punë të mirë dhe dolëm me rezultate të mira”, përfundoi Silhavy.

/GazetaBlic Sport/