Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s miratoi një rekomandim, i cili sugjeron që palët e CEFTA-s të marrin masa për të lehtësuar proceset e sigurimit MTPL në të gjithë tregjet e CEFTA-s.
Masat kryesore përfshijnë: Objektivi Përfundimtar, deri në tetor 2026. Lejimi i drejtuesve të mjeteve nga një palë e CEFTA-s që të udhëtojnë në një palë tjetër të CEFTA-s pa kërkuar Karton të Gjelbër ose dokumentacion ekuivalent të sigurimit MTPL.
Objektivi Ndërmjetës, deri në tetor 2025. Ulja e tarifave administrative për pajisjen me Kartonin e Gjelbër dhe lejimi i njohjes së sigurimit MTPL në bazë të targave të automjeteve të lëshuara nga palët që janë anëtare të Marrëveshjes Shumëpalëshe.
Gjithashtu, Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s ka inkurajuar palët që të dixhitalizojnë plotësisht dokumentet e sigurimit dhe të lehtësojnë shkëmbimin elektronik të këtyre dokumenteve. Ky tranzicion dixhital synon eliminimin e nevojës për dokumente fizike të sigurimit kur udhëtohet brenda CEFTA-s.
Këto veprime janë bazuar në Planin e Veprimit për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Prioritetet e Kryesimit të CEFTA-s për vitin 2024.