Sporti

Ceferin: “Për mua Agnelli nuk ekziston më, më gënjeu duke më parë në fytyrë”

06/05/2021 17:56
nga:E K

Në një intervistë me “So Foot”, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha se për të më Andrea Agnelli nuk ekziston.

Ai tha se drejtori i Juventusit e kishte gënjeyer atë para krijimit të Superligës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Në këtë rast ne mund t’i klasifikojmë krijuesit e Superligës në 3 kategori, për mua Agnelli është në kategorinë më të ulët të tyre, tani është personale, në sytë e mi ai nuk ekziston më”, tha fillimisht Ceferin.

“Mendova se ishim miq, por ai më gënjeu duke më parë në fytyrë deri në minutën e fundit të ditës kur u krijua gara, ai më siguronte që nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.Ai i thoshte këto derisa ishte duke i nënshkruar dokumentet e krijimit të garës”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/