Sporti

Ceferin: Nuk do të përpiqemi të ndalojmë Realin dhe Barcelonën, le të luajnë ligën me njëri-tjetrin

12/21/2023 15:24
nga:Lorik J

Pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se UEFA dhe FIFA vepruan kundër ligjit të konkurrencës kur ndaluan Superligën, foli presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Ne do të kontrollojmë dhe vlerësojmë nëse duhet të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj Superligës. Është e rëndësishme të theksohet se Superliga nuk bazohet në parimet që janë baza e futbollit, të cilat janë parimet e suksesit sportiv. Vetëm UEFA garanton këtë”, tha Ceferin.

Superliga drejtohet nga gjigantët spanjollë Real dhe Barcelona.

“Ne nuk do të përpiqemi t’i ndalojmë ata. Ata mund të krijojnë çfarë të duan. Shpresoj që ata të fillojnë konkurrencën e tyre fantastike sa më shpejt të jetë e mundur, me dy klube. Shpresoj se ata e dinë se çfarë po bëjnë, por nuk jam i sigurt se është kështu. Futbolli nuk shitet”, përfundoi Ceferin.

/GazetaBlic Sport