Sporti

Ceferin i prerë: Me mua President asnjëherë nuk do të luhet finale europiane në Arabi

01/24/2024 13:09
nga:Mergim Rreci

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli në një intervistë për të përditshmen britanike “The Telegraph”. Numri 1 i qeverisë europiane të futbollit u shpreh në mënyrë kategorike për mundësinë e zhvillimit të ndonjë finaleje europiane në lindjen e mesme, konkretisht në Arabinë Saudite:

“Askush nuk ka biseduar me mua për këtë temë dhe sigurisht që kjo nuk do të ndodhë. Tifozët japin shumë dashuri për këtë sport dhe ne nuk mund t’ua bëjmë këtë gjë”-deklaroi Ceferin.

VIDEO/ Chelsea siguron finalen në mënyrën më të bukur, protagonist edhe Broja
Më tej slloveni komentoi edhe për lojtarët e pakënaqur që po largohen nga Arabia Saudite dhe po rikthehen në kontinentin e vjetër:

“Nuk kam qenë i shqetësuar, futbolli europian ka baza të forta. Kjo është historia jonë, kultura jonë, atë çka askush nuk e blenë dot. Nuk i fajësoj futbollistët për këtë pasi kontratat janë të majme. Nëse ata janë në fund të karrierës, mendojnë për një aventurë të re që do të sjellë shumë para”-mbylli deklaratën e tij presidenti Ceferin.