Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli për mikrofonat e Sky në prag të derbit Inter-Milan të vlefshëm për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve.
“Ka një atmosferë fantastike. Futbolli italian po kthehet po aq i madh sa në vitet ’90. Në Itali strukturat janë ende të vjetra, por ka dy ekipe në gjysmëfinale të Champions League, dy në gjysmëfinale të Europa League dhe një në gjysmëfinale të Konferencës. Sinjali është i mirë”, tha Ceferin.
Ceferin ndodhet në Itali dhe do ta shikojë sonte derbin e madh.
Kujtojmë se Interi fitoi takimin e parë 0-2.
/GazetaBlic Sport
?️?️ Aleksander Ceferin: “A beautiful atmosphere (at the San Siro), I was surprised to see such a thing, I'm happy for Italian football.” [@90ordnasselA] #InterMilan pic.twitter.com/vIeU65fNSZ
— Italian Football News ?? (@footitalia1) May 16, 2023


