Sporti

‘Çdo vit ka sherre’: Pique mbështet Perezin pas rrahjes së Tchouamenit me Valverden!

05/13/2026 19:33
nga:L J

Gerard Pique ka mbajtur çuditërisht anën e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, pas komenteve shpërthyese të këtij të fundit në lidhje me përplasjet në dhomat e zhveshjes në klub.

Duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të Kings League, ish-mbrojtësi i Barcelonës pranoi se përleshjet brenda dhomave të zhveshjes së futbollit janë normale dhe ndodhin çdo sezon.

“Çdo vit, ka përleshje në dhomat e zhveshjes. Florentino e tha, unë nuk e pashë, por e lexova. Çdo vit, njerëzit zihen; është normale,” tha Pique.

Pique më pas bëri shaka për incidentet e mëparshme në dhomën e zhveshjes nga karriera e tij, ndërsa këmbënguli se nuk ishte zier kurrë me askënd.

/GazetaBlic Sport