Lajme

Çdo vit e më shtrenjtë, si kanë ndryshuar çmimet e produkteve ndër vite?

10/28/2021 08:09
nga:M K

Në Kosovë, gjatë muajit shtator janë rritur çmimet e artikujve deri në pesë për qind, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Shtrenjtimi ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.

REL ka publikuar një infografikë që tregon se si janë rritur çmimet e produkteve nga viti 2010.

Përderisa në vitin 2010, orizi kushtonte 1 euro e 31 centë, tash kushton 1 euro e 48 centë. Çmimi i një kilogrami miell nga 34 centë është bërë 52 centë.

Është rritur edhe çmimi i vezëve. 30 kokrra vezë në 2010’ën mund t’i bleje me 2 euro e 27 centë, derisa tash duhet të paguash 2 euro e 57 centë.

Edhe vaji është shtrenjtuar. Para 11 vitesh mund ta bleje një shishe vaj me 1 euro e 22 centë, e tash kushton 1 euro e 54 centë.

I vetmi produkt që i është ulur çmimi është sheqeri. 1kg sheqer në vitin 2010 kushtonte 75 centë, derisa tash kushton 73 centë.

Rritje ka shënuar edhe çmimi i fasules. Aktualisht një kilogram fasule kushton 2 euro e 54 centë, e në 2010’ën kushtonte 1 euro e 88 centë.

Janë rritur edhe çmimet e mollave. Një kilogramë mollë mund ta blije me 75 centë me herët, e tash duhet të paguani 1 euro e 14 centë.

Çmimi i patatEve është rritur për 20 centë. Tash kushton 59 centë, e më herët 39 centë.

Produkti që është shtrenjtuar më së shumti është kafeja. Nga 5 euro e 13 centë sa kushtonte kilogrami, tash është bërë 9 euro e 45 centë.