Lajme

Çdo gjë e shkatërruar dhe njerëz nën rrënoja, pamje pas tërmetit të fuqishëm që goditi Ekuadorin dhe Perunë

07/31/2021 09:50
nga:Y I

Një tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 në shkallën Rihter, është regjistruar ditën e sotme në kufi me Perunë dhe Ekuadorin.

Kjo u njoftua nga Qendra Gjermane e Kërkimit për Gjeologjinë (GFZ).

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, deklaroi GFZ. Pamjet televizive treguan peruanët e frikësuar duke dal në rrugë ndërsa toka gjëmonte në bregdetin verior.

Tani për tani, nuk ka të dhëna për viktima të mundshme ose dëme materiale.