Sporti

Shqipëria vlerësohet si favorite absolute ndaj Moldavisë nga kompanitë e basteve

06/17/2023 11:24
nga:Mergim Rreci

Shqipëria dhe Moldavia përballen sonte me fillim nga ora 20:45.

Kuqezinjtë kërkojnë vetëm pikët e plota në ‘Air Albania’, në misionin e madh të kualifikimit në Kampionatin Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Analizuar 5 ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, Shqipëria ka bilanc bindshëm më të mirë, atje ku ka 4 fitore dhe vetëm një barazim. Duhet cekur që dy ndeshje prej tyre janë zhvilluar në shhekullin e kaluar, kurse 3 prej tyre në dekadën që shkoi.

Kompanitë e huaja të basteve kanë vendosur prej ditësh kuotat e kësaj sfide. Patjetër që Shqipëria shihet si favorite, duke parë edhe emrat në letër, kuqezinjtë kanë një koeficient 1.40 për një fitore, ndërsa barazimi kuotohet me 4.50, ndërkohë një sukses i Moldavisë, shihet nga kompanitë e basteve tepër i vështirë, ku shpërblehet me 8.50.

/GazetaBlic Sport/