Zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Astrit Haxhijaha, në një intervistë për GazetaBlic, ka theksuar se ligji për çmimet e medikamenteve mjekësore në Kosovë, do të zvogëlojnë tregun ilegal dhe pas një muaji do të fillojë zbatimi i këtij ligji.
“Në korrik të vitit të kaluar Kuvendi i Republikës së Kosovës, e ka miratuar ligjin për produktet medicionale edhe pse në planifikim është bërë që të zbatohet në muajin janar të këtij viti. Mirëpo, për shkak të disa çështjeve teknike, Ministria e Shëndetësisë e ka përfunduar në muajin maj të këtij viti dhe procedurat standarde të operimit që nënkupton forma e aplikimit, këtu kanë pasur të drejtë të aplikojnë të gjitha depot farmaceutike apo edhe qarkulluesit me shumicë të cilat i kanë produktet e regjistruara në Agjensionin për Produkte dhe Pajisjet Medicionale”, tha Haxhijaha.
Zëvendëskryetari i (OFK), potencoi për GazetaBlic se barnatoret të cilat kanë licensim në Kosovë pas miratimit të këtij ligji do të kenë çmimet e njëjta të barnave në të gjithë vendin.
“Me 16 maj është implementuar vendimi i procedurave sipas informacioneve publike nga Ministria e Shëndetësisë pritet që të kalojnë nëpër procedurat e ankesës që janë një muaj dhe pas një muaji besoj që do të filloj zbatimi i tij. “Pikërisht për këtë ky unifikim të çmimeve i ka edhe në procedurat standarde të operimit i ka referencat e shteteve,e ka shtetin e Shqipërisë, Maqedonë, Malin e Zi, dhe Kroacinë. Momentin që fillon së zbatuari ligji ateherë të gjitha barnatoret e licensuara në Kosovë do të kenë çmimet e njëjta të barnave. Momentin që finalizohet besoj që të fillojë zbatimi i tij dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës e përkrahë fuqishëm këtë implementim të këtij ligji për çmime”, tha tutje ai.
A do të zvogëlohet tregu ilegal për barnat, pas miratimit të këtij ligji?
“Momentin që futet në fuqi ky ligj për inspektimin e këtyre është kompetencë e Inspektoriatit të Farmaceutik i cili është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe besoj që nuk do të ketë as një llojë problemi në momentin që fillon implementimi i tij. Momentin që përcaktohen këto çmime ateherë do të jenë të barabarta me shtetet tjera dhe në anën tjetër do të zvogëlohet pjesa e tregut ilegalë. Deri sa nuk ka ligj për përcaktim atëherë tregu është i lirë dhe mund të përcaktojnë qdo veprimtari apo qdo barnatore sipas dëshirës së vet.
“Me 16 maj të këtij muaji Ministria e Shëndetësisë, Agjensioni për produkte medicionale ka lëshuar një vendim në lidhje me miratimin e listës së çmimit të produkteve ku mbrenda kësaj liste janë të përcaktuara të gjitha çmimet në nivel të përgjithshëm të Kosovës. Vetëm Republika e Kosovës nuk e ka të rregulluar çmimin e barnave dhe brenda kësaj liste janë rreth 2300 produkte me autorizim dhe po shpresojmë të trajtohen edhe diku rreth 800 deri në 1000 mijë të tjera pasi janë në vazhdimësi për trajtim.Gjobitjet apo penalizimet do të ketë momentin që do të filloj së zbatuari ligji dhe farmacistët që nuk do ta respektojnë ligjin është Inspektori i Ligjit i cili do të merrë masa ndaj veprimtarisë apo farmacistit”, përfundoi zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës Astrit Haxhijaha.