Sporti

Reagon Muja: Deklarata e Giresse është e pavërtetë, emri im nuk mund të njolloset

06/09/2023 17:12
nga:Mergim Rreci

Futbollisti kosovar, Arbnor Muja ka reaguar pas deklaratës së fundit të trajnerit Giresse, i cili tha se Muja i ka kërkuar vendin e titullarit, andaj nuk është ftuar për ndeshjet e qershorit.

Këtë gjë e ka mohuar futbollisti nga Mitrovica, i cili tha se nuk do të hesht më dhe deklarata e trajnerit është absolutisht e pavëretetë, përcjell GazetaBlic Sport.

Tutje, Muja tha se emri i tij nuk mund të njolloset dhe se ata që e njohin e dijnë se ai një gjë të tillë nuk do ta kërkonte kurrë.

Ja reagimi i tij: