Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund do të luajnë sonte me fillim nga ora 21:00 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Paris, ku nikoqiri do të tentojë të ndryshojë rezultatin e ndeshjes së parë.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë gjysmëfinale Dortmundi fitoi 1:0 me golin e Niclas Fullkrug në minutën e 36-të.
Futbollisti i mirënjohur kosovar në Gjermani, Rilind Hetemi ka ka shkëlqyer vazhdimisht me paraqitjet e tij te grupmoshat e klubit gjigant gjerman, Borussia Dortmund.
Ai ka qenë te grupmoshat e Gjermanisë U15 dhe U16 si dhe është shpallur kampion me skuadren U-19 të Dortmundit.
Derisa tani luan për SSVg Velbert 02, Hetemi ka komentuar për ‘GazetaBlic Sport’ super ndeshjen e sontme, si dhe mundësitë e dy skuadrave për të kaluar në finale.
Sipas tij, në ndeshje të tilla janë detajet që përcaktojnë fituesin e madh, por që mendon se ish skuadra e tij do ta ketë shumë vështirë, pavarësisht triumfit në ndeshjen e parë.
“Borussia Dortmund e ka mundësinë ideale pas fitores në ndeshjen e parë, por që do ta ketë vështirë duke kuptuar forcën e PSG-së si vendas. Një statistikë jo e mirë për Dortmundin është se ka fituar vetëm 1 nga 10 ndeshjet e fundit si mysafir në Ligën e Kampionëve“, tha fillimisht ai.
“Mendoj që Kylian Mbappe do të jap maksimumin e tij, për të fituar dhe për të përmisuar nivelin statistikor para kalimit tek Real Madrid”, përfundoi Hetemi.
/GazetaBlic Sport/