Sporti

Muriqi kundër Uzunit, dy sulmuesit shqiptarë kërkojnë golin e parë në edicionin e ri në La Liga

08/26/2023 12:18
nga:Mergim Rreci

Mallorca e Vedat Muriqit e zhvillon sot ndeshjen e radhës në La Liga.

Sulmuesi kosovar nuk e ka gjetur ende rrugën e golit në edicionin e ri dhe këtë gjë do ta kërkojë pikërisht sot ndaj Granadas, shkruan GazetaBlic Sport.

Muriqi pritet të luajë nga minuta e parë, kurse titullar pritet të jetë edhe Uzuni tek Granada.

Granada: Ferreira; Sanchez, Rubio, Miquel, Neva; Gumbau, Ruiz, Melendo; Callejon, Uzuni, Zaragoza

Mallorca: Rajkovic; Valjent, Raillo, Copete; Maffeo, Darder, Mascarell, Morlanes, Costa; Muriqi, Larin

/GazetaBlic Sport/