Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Klodian Duro bëhet sonte banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP 3”.
Duro, i cili njihet për karrierën e pasur futbollistike, jo vetëm si lojtar,në rolin e të cilit ka mbajtur veshur me krenari edhe fanellën e Kombëtares “kuqezi”, por edhe si trajner.
Si lojtar ai ka luajtur në shumë klube shqiptare, mes të cilëve me Tiranë, Partizanin dhe Vllazninë , megjithatë Duro është i njohur edhe në Turqi ku ka luajtur me disa klube si, Samsunsor, Rizerspor apo edhe me Malatyaspor, në Gjermani me Bielfeld apo edhe në Austri me LASK.
Ndërsa në rolin e trajnerit, Klodian Duro ka drejtuar klube në Shqipëri, si Kukësi, Lushnja etj, por edhe në Kosovë ku ka drejtuar së fundmi Gjilanin.