Sporti

Karim Benzema shkëlqen në ndeshjen e sotme, shënon dhe dhuron asistim fantastik

11/10/2023 20:29
nga:Mergim Rreci

Karim Benzema po shkëlqen në ndeshjen e sotme në Arabinë Saudite.

Sulmuesi francez ka realizuar një gol nga penalltia dhe ka dhuruar një asistim fantastik, shkruan GazetaBlic Sport.

Benzema shënoi nga penalltia në minutën e 38-të, kurse bëri asistim të mrekullueshëm tek goli i realizuar nga Coronado në minutën e 54-të.

Kujtojmë se rezultati momental është 2 me 1, kur po zhvillohet minuta e 61-të.

/GazetaBlic Sport/