Lajme

Çitaku: Kurti sot nënshkruan për Asociacionin e marrëveshjen që dikur kanë hedhë gaz lotsjellës në Kuvend

02/27/2023 09:05
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, raporton GazetaBlic.

Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Kurti do të nënshkruaj sot zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës”, shkroi Çitaku.

Shkrimi i plotë:

Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë

Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit.

Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës.

Kaq për kauzat e Kryeministrit.