Sporti

Bruno Fernandes shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në Premier League nga PFA

08/25/2026 21:40
nga:Mergim Rreci

Bruno Fernandes është shpallur Lojtari i Vitit në Premier League nga PFA, pasi është votuar nga vetë futbollistët që garojnë në elitën e futbollit anglez.

Kapiteni i Manchester United ka marrë vlerësimin për paraqitjet e tij gjatë sezonit 2025/26, duke u përzgjedhur nga kolegët e tij si lojtari më i mirë i sezonit, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky çmim është një tjetër vlerësim i rëndësishëm për Fernandesin, i cili ka qenë një prej figurave kryesore të Manchester United dhe një nga lojtarët më të spikatur të Premier League.

Fakti që çmimi jepet pas votimit nga futbollistët e Premier League i jep një peshë të veçantë këtij vlerësimi për mesfushorin portugez.

/GazetaBlic Sport/