Emri i Antoine Griezmann ka qenë shumë i diskutuar këtë sezon, kryesisht sepse Barcelona dyshon në Atletico Madrid për keqbesim në përdorimin e sulmuesit francez.
Thuhet se opsioni i blerjes së detyrueshme, me vlerë 40 milionë euro, do të aktivizohej nëse Griezmann luante më shumë se 60 minuta në fushë midis 12 dhe 14 ndeshjeve të sezonit. Dhe e vërteta është se sulmuesi nuk e ka startuar asnjë herë këtë sezon, duke u inkuadruar gjithmonë nga pankina pas të 60-ës, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Sport zbulon se shërbimet ligjore të Barcelonës kanë një kuptim të ndryshëm të situatës: Barça pretendon se transferimi ishte për një vit, plus zgjatjen për një vit të dytë nëse plotësoheshin një sërë kushtesh. Në vitin e parë, sipas klubit të Barçës, Griezmann duhej të luante më shumë se 50% të minutave në total dhe ai luajti 81% të tyre.
Nëse plotësohej ky kusht, atëherë huazimi i Griezmannit do të rinovohej për një sezon, siç doli, por Colchoneros nuk mund t’i shpëtonin më opsionit të blerjes së detyrueshme, me vlerë 40 milionë euro, në fund të sezonit aktual.
Çështja do të shkojë në një gjykatë spanjolle dhe pritet të jetë shumë interesante deri në vendimin e fundit.
/GazetaBlic Sport/


