Sporti

Vjen më në fund ‘OK’ nga Tudor, Zhegrova shihet si titullar ndaj Atalantas

09/23/2025 17:11
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Juventus e zhvillon të shtunën ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër do të përballet me skuadrën e Atalantas në ‘Allianz Stadium’, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve nga Gazzetta dello Sport, trajneri Tudor pritet t’i japë epitetin e titullarit Edon Zhegrovës.

Sulmuesi kosovar hyri në fushë në minutën e 86-të në barazimin 4-4 të javës së kaluar me Dortmundin, përpara se të futej në lojë për dhjetë minutat e fundit në fundjavë kundër Veronës.

Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për Zhegrovën, për të treguar vlerën e tij.

/GazetaBlic Sport/