Francesco Totti pranoi se ai kurrë nuk i besoi thashethemet se Roma po përpiqej të siguronte shërbimet e Cristiano Ronaldos.
“Ronaldo? Sinqerisht, nuk e kam besuar kurrë. Unë e di se cili është realiteti aktual. Nëse do të ishte e vërtetë, atëherë do të ishte fantastike. Mendoj se të gjithë tifozët e Romës do të ishin euforikë”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Romës i është vënë në dukje edhe emri i Paulo Dybala (ish-Juventus): “Mendoj se ishte e mundur. Shumë e mundur. Por më pas ndodhën disa gjëra dhe kjo mundësi u zhduk… Tani ai do të shkojë në një skuadër tjetër, por nuk e di se ku. Unë kam ende shpresën se ai do të vijë në Romë. Kishte një bisedë. Nuk e di se çfarë është diskutuar”.


