Skocia e ka publikuar listën e saj përfundimtare për Kupën e Botës dhe një nga emrat që ka tërhequr më së shumti vëmendje është portieri 43-vjeçar Craig Gordon.
Sipas përzgjedhjes së trajnerit Steve Clarke, Gordon është pjesë e listës prej 26 futbollistësh që do të përfaqësojnë Skocinë në turneun e madh, pavarësisht faktit se ai ka pasur shumë pak minuta lojë në sezonin e fundit për shkak të një dëmtimi. Vendimi është cilësuar si befasues nga shumëkush, por trajneri ka theksuar se përvoja dhe gjendja e tij në stërvitje kanë qenë vendimtare.
Gordon, i cili debutoi me kombëtaren në vitin 2004, pritet të jetë një nga lojtarët më me përvojë në gjithë Botërorin, duke u bërë simbol i jetëgjatësisë në futbollin modern. Ai gjithashtu mund të jetë një nga lojtarët më të vjetër në historinë e turneut nëse zbret në fushë gjatë kompeticionit.
/GazetaBlic Sport/


