Sporti

Fenerbahce përgatit ofertën e dytë për Leaon

08/01/2026 20:03
nga:Mergim Rreci

Fenerbahçe pritet të përshpejtojë lëvizjet në merkato për përforcimin e repartit ofensiv.

Presidenti i ri i klubit, Aziz Yildirim, deklaroi pas mbledhjes së parë të bordit drejtues se klubi do të mbyllë transferimin e një sulmuesi brenda kësaj jave.

Edhe pse nuk zbuloi emrin e lojtarit, Rafael Leao mbetet objektivi kryesor i skuadrës turke. Javën e kaluar, anëtari i bordit të Fenerbahçes, Cihan Kamer, zhvilloi bisedime me drejtuesit e Milanit për sulmuesin portugez.

Sipas raportimeve, Fenerbahçe pritet të paraqesë një ofertë të dytë prej 45 milionë eurosh, pesë milionë më shumë se oferta fillestare prej 40 milionë eurosh.

Nga ana e tij, Leao kërkon një pagë mbi 10 milionë euro në sezon, duke përfshirë pagën fikse dhe bonuset.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit portugez.