Sporti

Futbollisti i Sampdorias e shkundë Andrea Pirlon, festa bëhet virale

12/09/2023 16:41
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Sampdorias arriti fitore 2-0 ndaj Lecco në javën e 16-të të Serie B.

Sulmuesi italian, Sebastiano Esposito shënoi dy golat e fitorës në këtë ndeshje.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet fufbollisti italian duke festuar në një mënyrë interesante me legjendën e futbollit, Andrea Pirlo.

21-vjeçari e kap Pirlon (trajnerin e tij) dhe e “shkundë”.

Sampdoria në 16 ndeshje të zhvilluara ka grumbulluar 19 pikë dhe gjendet në pozitën e 10-të.