Lajme

Çeku: Kriminelët në veri tash dihen, është radha e Prokurorisë

06/05/2023 14:57
nga:N M

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se kriminelët në veri të Kosovës “veçse dihen”.

Çeku ka thënë se institucionet e sigurisë janë duke bërë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre.

“Kriminelët në veri tash veçse dihen. Ata kanë emër e mbiemër. Institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre. Tash është radha e Prokurorisë”, ka shkruar Çeku në Facebook.

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, kur të ketë kushte