Sporti

Cavani po transferohet tek Vallecano, do të luajë në sulm bashkë me Falcaon

06/22/2022 12:06
nga:Lorik J

Gazeta spanjolle, Marca pretendon se Edison Cavani është shumë afër kalimit në klubin e Ray Vallecano.

Sipas Marca, Edison Cavani ka shprehur dëshirë të luajë në La Liga. Kontrata e tij me United skadon në fund të muajit dhe ai mund të kalojë tek Rayo, por problemi i vetëm janë pretendimet e tij financiare, të cilat duhet të reduktohen në mënyrë që klubi madrilen t’i përmbushë ato.

Nëse ka një bashkëpunim, Cavani do të formojë një tandem legjendash në sulmin e Vallecanos bashkë me Radamel Falcao, i cili mbërriti në Rayo verën e kaluar.

/GazetaBlic Sport