Sporti

Cassano shtrohet në spital pas komplikimeve me COVID-19

01/05/2022 14:57
nga:Lorik J

Ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Romës dhe Sampdorias, Antonio Cassano është shtruar në spital pas komplikimeve nga COVID-19.

39-vjeçari doli në pension në vitin 2018 pas 400 paraqitjeve në Serie A, në të cilat shënoi 112 gola.

Gruaja e tij Carolina Marcialis kishte konfirmuar përmes mediave sociale se Cassano rezultoi pozitiv me COVID-19 gjatë festave të Krishtlindjeve dhe ishte i izoluar në shtëpi.

Sipas Il Messaggero, gjendja e tij u përkeqësua gjatë dy ditëve të fundit dhe Cassano tani është një pacient i shtruar në spitalin San Martino në Genoa.

Marcialis shkroi në Instagram: “Antonio është në spital dhe është mirë”.

/GazetaBlic Sport