Sporti

Cassano: Roma është turpi i futbollit italian, Mourinho katastrofë

03/22/2023 18:48
nga:Lorik J

Ish-lojtari i njohur, Antonio Cassano pati vetëm fjalë të këqija për Romën, për shkak të atij sherri në derbin ndaj Lazios.

“Sherr, rrëmujë, shpulla… Po për çfarë po flasim? E gjithë pankina futet në fushë. Ky është turpi i futbolli italian.

Mundet edhe ta mbyllë kampionatin në vendin e dytë, por Mourinho që kur ka ardhur nuk ka dhënë asgjë, po bën keq e më keq. Lazio u mundua që të propozonte idenë e tij të lojës, ndërsa më dhimbeshin Roma dhe Dybala” – Tha ai.