Antonio Cassano ka folur për Mourinhon dhe për shpërthimin e tij pas humbjes nga Bodo Glimt.
Mourinho suspendoi disa futbollistë, përfshirë edhe Kumbullan pas humbjes nga Bodo Glimt, duke mos i ftuar fare për takimin ndaj Napolit, përcjell GazetaBlic Sport.
Cassano thotë se kjo nuk ishte diçka e mirë nga Mourinho, pasi ai e teproi.
“Mou e ka ekzagjeruar. Djemtë nuk mund të bëhen koka kurbani, nuk mund të pres deklarata të tilla nga Mou. A është më i fortë Bodo? Roma nuk të fal një fjali si kjo, në moshën 46 vjeçare. I hodhe të gjithë djemtë në m*t, kur të duhen, atëherë rrezikon. Në Chelsea, në Real, te Inter ai kishte lojtarë të fortë dhe mund t’i përballonte këto deklarata, ai po bën mirë në Romë. por keto deklarata janë shumë te tepruara kundrejt këtyre djemve të mirë. Nëse skuadra nuk fiton, atëherë të gjithë e dimë se kush është fajtor. Nuk e prisja sinqerisht, më befasoi Mourinho”, tha fillimisht ai për Bobo TV.
“Fjalët që tha pas ndeshjes me Bodo Glimt ishin shumë të rënda për mua. Kanë shkatërruar përfundimisht Kumbullën, Darboe dhe Villar. Mourinho nuk do t’i llogarisë më këta futbollistë edhe kur të ketë nevojë për ta”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


