Sporti

Cassano: “Mes Mbappe dhe Joao Felix unë zgjedh Joao, ka diçka magjike, më çmend”

06/08/2021 08:33
nga:L J

Duke folur gjatë emisionit kushtuar evropianit në BoboTv, Antonio Cassano flet për dy talentë të mëdhenj që priten si protagonistë të garës kontinentale.

Joao Felix i Portugalisë dhe Kylian Mbappe i Francës priten të jenë dy protagonistë të Euro2020, përcjell GazetaBlic Sport.

“Midis Mbappè dhe Joao Felix, njëqind në njëqind njerëzit do të zgjedhnin Mbappe, por unë e zgjedh Joao. Ai është një lojtar që më pëlqen shumë, edhe nëse në Atletico ai për fat të keq nuk ishte në top formë”, tha fillimisht Cassano.

“Ai ka diçka magjike, si e trajton topin, si e lëviz atë, unë e dua atë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport