Sporti

Cassano kritikon Juventusin përsëri: Është i neveritshëm!

11/11/2022 18:56
nga:Mergim Rreci

Antonio Cassano nuk ishte i impresionuar me paraqitjen e Juventusit në fitoren 1-0 ndaj Hellas Verona.

Biankonerët siguruan një fitore 1-0 ndaj Vronas dje, duke marrë të tre pikët falë një goli të Moise Kean, përcjell GazetaBlic Sport.

Juventusi i Massimiliano Allegrit tani ka fituar pesë ndeshjet e fundit në ligë, duke filluar të tregojë njëfarë qëndrueshmërie pas fillimit të tyre katastrofik të sezonit.

Duke folur në faqen e tij në Instagram, Cassano diskutoi performancën e Juventusit në fitoren e tyre ndaj Hellas Verona.

“Neveria vazhdon! Juventus i neveritshëm, duke fituar në Verona pa gjuajtur në portë, një turp dhe trajneri i tyre është i lumtur”, tha Cassano.

Juventus tani ndodhet në vendin e katërt në tabelën e Serie A pas 14 ndeshjesh.

/GazetaBlic Sport/