Sporti

Cassano kritik i madh i Ancelottit: Reali luajti shumë keq ndaj PSG’së dhe Chelseas

04/15/2022 18:03
nga:Mergim Rreci

Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano thotë se Carlo Ancelotti ishte me fat kundër PSG-së dhe Chelseas, madje ai ishte shumë kritik ndaj tij.

Ancelotti është i vetmi trajner që është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në katër dekada të ndryshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Merengët mundën PSG-në dhe Chelsean në fazën e eliminimit të Champions League, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Ish-ylli i Serie A, Antonio Cassano nuk u impresionua nga paraqitjet e Ralit në Evropë dhe ka kritikuar Ancelottin.

“Real Madrid luajti keq kundër Chelsea dhe PSG, ai [Ancelotti] ishte me të vërtetë, me të vërtetë me fat. Por fati do të marrë fund herët a vonë”, tha ish-sulmuesi për Bobo TV në Twitch.

“Real Madridi nuk luan mirë në La Liga, Barcelona pati një fillim të keq, por tani është një histori tjetër. Ancelotti i bën lojtarët të ndihen mirë, por nuk më kujtohet dikush që u zhvillua nën drejtimin e tij”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/