Sporti

Cassano: Juventusi është turpi i Ligës së Kampionëve

11/03/2022 18:38
nga:Mergim Rreci

Ish sulmuesi italian dhe tashmë komentatori i ndeshjeve, Antonio Cassano ka komentuar dështimin e Juventusit në Ligën e Kampionëve. 

“Shoh deklaratat e trajnerit të tyre ku thotë se Juve është ekip i madh, luajti mirë. Ata kanë humbur 5 nga 6 ndeshje, kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e tyre si klub dhe një ekip me 5 humbje në Champions shkon për të luajtur në Europa League”, tha fillimisht ai, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për mua është një turp i madh ky ekip në Champions, performancë skandaloze dhe nuk e meritonte as Europa League”, është shprehur Cassano.