Antonio Cassano ka folur sërish për Interin dhe të ardhmen e Simone Inzaghit.
Ish-sulmuesi italian deklaroi se Inzaghi nuk është një trajner i nivelit të Antonio Contes dhe sipas ishit të Inter, klubi “zikaltër” duhet ta mbajë atë në rolin e drejtuesit të skuadrës vetëm në rast se ia del të fitojë Champions Leaguen.
“Nëse ai fiton Champions Leaguen, ai duhet të qëndrojë, është e drejtë që ai të qëndrojë. Nga brenda Interit më thonë që është njeri i mirë, punëtor, nëse evoluon si Pioli do të bëhet super. Sot, megjithatë, nuk mund të mendoj të shoh Interin në -20 pikë nga Napoli, ata bënë keq në kampionat, ata bënë mirë në Kupa, por nëse nuk fitojnë Champions League, është e drejtë që ata të ndryshojnë. Contes mund t’i pëlqejë ose jo, por ai është një trajner i lartë, ai të godet me çekan dhe gjithmonë dëshiron të fitojë, Inzaghi nuk ka një status të tillë. Sot Interi ka nevojë për një trajner me një status të rëndësishëm”-u shpreh Cassano.


