Sporti

Cassano e kritikon ashpër Vlahovicin: Ai s’din çka të bëjë, veç ankohet!

09/25/2024 09:10
nga:Lorik J

Sulmuesi italian në pension, Antonio Cassano, kritikoi Juventusin dhe veçanërisht sulmuesin serb Dushan Vlahovic. Ish-lojtari i kombëtares italiane që luajti për Romën, Milanin, Interin, Real Madridin pohon se pak ka ndryshuar te Juventus që kur Massimiliano Allegri u zëvendësua nga Thiago Motta.

“Unë fola kundër Allegrit sepse ai është gabimi. Unë ende mendoj kështu. Pas gjashtë ndeshjeve, duhet të them të njëjtën gjë për Motta. Deri më tani ai nuk ka bërë asgjë. Në ndeshjet e para, ekipi i tij luajti pas topit dhe ishte i orientuar në kundërsulme. Unë thashë se Juventusi nuk do të ishte në mesin e katër skuadrave më të mira në ligë dhe situata tani është edhe më keq se sa ishte”, tha Cassano.

“Nuk më pëlqen Vlahovic. Ai është histerik dhe nuk ka personalitet. Ai nuk di çfarë të bëjë dhe ankohet gjithmonë”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport