Sporti

Casillas parashikon se kush do të jetë në finalen e Champions League

04/03/2023 15:14
nga:E K

Iker Casillas ka fituar tre Champions League me Real Madrid dhe tashmë ish-portieri spanjoll ka bërë një parashikim për finalen Championsit këtë sezon.

Legjenda spanjolle është i bindur se klubi i Ancelottit do të shkojë në finale më 10 qershor. Rivali? Napoli i Spallettit. Këtë parashikim, Casillas e ka bërë gjatë një interviste për “DAZN”.

Napoli do të përballet me Milanin në çerekfinale dhe më pas, ndoshta, do të duhet të sfidojë një mes Interit dhe Benfikës. Reali, nga ana tjetër, do të duhet të sfidojë Chelsea, ndërsa në në çerekfinalen tjetër, City do të përballet me Bayern Munich.

Champions League është gati të fillojë, por dikush, si Casillas, tashmë po ecën përpara duke parë të ardhmen. Një parashikim i kësaj natyre nuk gëzon tifozët madrilenë, pasi ata janë mësuar me finalet, por bën tifozët e Napolit të ëndërrojnë diçka të madhe dhe sigurisht e vlerësojnë shumë kur vjen nga fjalët e një legjende botërore të futbollit.