Mourinho mund të bëhet përsëri trajner i Real Madridi.
Gazetari, Sacha Tavolieri thotë se marrëveshja është praktikisht e finalizuar, me konfirmimin zyrtar që pritet javën e ardhshme. Mourinho mund të pasojë Alvaro Arbeloa-n, i cili mori përkohësisht drejtimin e ekipit në janar si zëvendësim për Xabi Alonson.
Megjithatë, lajmi për rikthimin e portugezit nuk i pëlqeu të gjithëve. Legjenda e klubit, Iker Casillas, reagoi ashpër, duke besuar se Mourinho nuk ishte zgjedhja më e mirë për Real Madridin. Ish-portieri, i cili punoi me Mourinhon gjatë mandatit të tij të parë, shprehu mendimin e tij në rrjetin social X.
“Nuk kam asgjë kundër Mourinhos. Ai më duket një profesionist i madh. Nuk e dua te Real Madridi. Mendoj se trajnerë të tjerë do të ishin më të aftë për të udhëhequr klubin e jetës sime. Ky është një mendim personal. Asgjë më shumë”, shkroi Casillas.
/GazetaBlic Sport


