Sporti

Casillas i “çmendur” pas Salah: Lojtar i mrekullueshëm

04/20/2022 13:10
nga:Mergim Rreci

Mohamed Salah vazhdon shkëlqimin e madh tek Liverpool.

Sulmuesi egjiptian u bë futbollisti i parë që i shënon 5 gola brenda një sezoni skuadrës së Manchester Untied, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo është vetëm njëra ndër statistikat e mëdha që i ka në posedim Salah. E ardhmja e tij mbetet e paqartë, me sulmuesin që nuk ka ende një kontratë afatgjate me skuadrën angleze.

Megjithatë, ai vazhdon të vlerësohet lartë si në Angli ashtu edhe jashtë saj, me ish portierin e Real Madridit, Iker Casillas, që e ka vlerësuar si futbollist të jashtëzakonshëm atë.