Sporti

Casemiro: “Vinicius është top lojtar, ai është shumë i rëndësishëm për Realin”

11/28/2021 23:22
nga:Lorik J

Si pothuajse në të gjitha ngjarjet e mëdha, Casemiro doli për të vlerësuar fitoren e Real Madridit kundër Sevillas pasi mbaroi ndeshja, e cila ishte e vështirë.

Një duel që Vinicius e vendosi në një gol mjeshtëror.

“Vini e di që ndeshjet do të bëhen më të komplikuara për të. Rivalët po e kuptojnë se ai është një top lojtar dhe shumë i rëndësishëm për Madridin. Lojtarët e mëdhenj janë pikërisht kështu, me minimumin që ju duhet të shënojnë një gol”, tha Casemiro për bashklojtarin e tij.

“Ishte një lojë e mrekullueshme kundër një ekipi që e di shumë mirë si luan dhe ka një trajner spektakolar. Është një fitore me shumë punë”, insistoi Casemiro.

/GazetaBlic Sport