Shtypi francez po përparon me raportiemt se Casemiro (Manchester United) është përpjekur të bindë Neymar (Paris Saint-Germain) të pranojë propozimin e ‘Djajve të Kuq’.
Sipas L’Equipe, disa klube të Premierligës janë në bisedime me PSG-në për transferimin e Neymar, por Manchester United po ndihmohet shumë nga Casemiro, përcjell GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi brazilian ka biseduar me bashkatdhetarin e tij për t’i treguar atij se skuadra e Old Trafford do të ishte zgjidhja më e mirë.
Skuadra e Mançesterit do të jetë e interesuar për një huazim, me opsion blerjeje, por skuadra pariziane kërkon të shesë atë përgjithmonë.
/GazetaBlic Sport/


