Me rikthimin e Carlo Ancelottit stolin e Real Madridit, Casemiro ka humbur një pjesë të rolit kryesor që kishte në sezonet e tjera, veçanërisht me Zinedine Zidane në krye të skuadrës.
Tani, me trajnerin italian, Casemiro po humbet minutat e lojës dhe besimin e teknikut të Realit, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas “El Nacional“, mesfushori brazilian nuk është një nga lojtarët më të vlerësuar në skuadër nga Carlo Ancelotti, i cili po e vendos atë në fushën e lojës për mungesë opsionesh më të mira. Në këtë kuptim, Real Madridi do të kërkojë të sigurojë një mesfushor mbrojtës për të zëvendësuar Casemiro, i cili nuk ka qenë në të njëjtin nivel këtë sezon me atë që ka luajtur në vitet e tjera.
Në të njëjtën kohë, janë disa skuadra që po ndjekin nga afër situatën e mesfushorit brazilian, me Chelsean në krye të listës së kandidatëve. Casemiro shihet si një nga të preferuarit e Thomas Tuchel për të përforcuar mesfushën.
Në moshën 29-vjeçare dhe pas periudhave në Porto dhe São Paulo, Casemiro mund të jetë afër përballjes me një sfidë të re në karrierën e tij në Premierligë.
/GazetaBlic Sport/


